Thirrje për pedagog të jashtëm në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit për Vitin Akademik 2017 – 2018

Mbështetur në Vendimin e Rektoratit me Nr.150, datë 09.10.2017 “Për pranimin e personelit akademik me kohë të pjesshme për Vitin Akademik 2017 – 2018 në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike e Rekreacionit”, njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar që duan të aplikojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (pedagog të jashtëm), që duke filluar nga data 09.10.2017 deri më 13.10.2017, duhet të dërgojnë më anë të shërbimit postar në Protokollin e Universitetit të Sporteve të Tiranës dokumentacionin përkatës. Për më shumë klikoni këtu .