Thirrje për pedagog të jashtëm në Fakultetin e Shkencave të Rehabilitimit për Vitin Akademik 2020 – 2021

Mbështetur në Vendimin e Rektorit, datë 20.11.2020  “Mbi shpalljen e konkursit për 1 (një) punonjës si personel akademik me kohë të pjesshme për vitin akademik 2020 – 2021, në Fakultetin e Shkencave të Rehabilitimit”, njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar që duan të aplikojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (pedagog të jashtëm), se duke filluar nga data 20.11.2020 deri më 26.11.2020, duhet të dërgojnë më anë të shërbimit postar në Protokollin e Universitetit të Sporteve të Tiranës, dokumentacionin përkatës sipas specialiteteve ku aplikon. Për më shumë klikoni këtu .