Thirrje për pedagog të jashtëm në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes për Vitin Akademik 2020 – 2021

Mbështetur në Vendimin e Rektorit, datë 15.12.2020  “Mbi shpalljen e konkursit për pranimin e personelit akademik me kohë të pjesshme për vitin akademik 2020 – 2021, në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes”, njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar që duan të aplikojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (pedagog të jashtëm), se duke filluar nga data 15.12.2020 deri më 21.12.2020, duhet të dërgojnë më anë të shërbimit postar në Protokollin e Universitetit të Sporteve të Tiranës, dokumentacionin përkatës sipas specialiteteve ku aplikon. Për më shumë klikoni këtu .