Marrëveshje bilaterale midis Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe Poliklinikës Mjekësore Gjermane

UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS nënshkroi një Marrëveshje Bilaterale bashkëpunimi reciprok me POLIKLINIKËN MJEKËSORE GJERMANE. Përfaqësuesit e Poliklinikës Mjekësore Gjermane, z.Ardian Kazaferi – Administrator, z.Saimir Suma – Drejtor i Përgjithshëm dhe z.Rudin Lalo – Drejtor i Marrëdhënieve Publike gjatë takimit në Rektoratin e UST-së theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi i cili ka si qëllim :

  • Zhvillimin e praktikave profesionale të studentëve të universitetit pranë poliklinikës;
  • Dhurimin nga Poliklinika Mjekësore Gjermane të disa pajisjeve për laboratorin e reabilitimit sportiv;
  • Zhvillimin e leksioneve të hapura me profesorë të huaj të fushës së reabilitimit dhe fizioterapisë.

Blog Attachment