Hapja e njësisë kryesore “Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit” në Universitetin e Sporteve të Tiranës

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Besa Shahini me anë të Urdhërit Nr. 495, datë 11.10.2019 hapi njësinë kryesore “Fakulteti i Shkencave të Rehabilitimit” në Universitetin e Sporteve të Tiranës, të përbërë nga njësitë bazë të miratuara nga Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit, si më poshtë:

  • Departamenti i Disiplinave Biomjekësore dhe Humane;
  • Departamenti i Kineziologjisë;
  • Departamenti i Rehabilitimit