Workshop-i “Futbolli dhe sfidat e kohës”

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit organizoi ne datën 19 Maj 2017 një workshop me temë : “Futbolli dhe sfidat e kohës”. Në këtë workshop, zyrtarë të FSHF-së, lektor nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Universiteti i Sporteve të Tiranës si dhe nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër përcollën nëpërmjet materialeve të tyre edhe sfidat aktuale që rrethojnë futbollin në vendin tonë. Universiteti i Sporteve të Tiranës u përfaqësua nga Rektori Prof.Dr. Agron CUKA i shoqëruar nga stafi akademik të cilët referuan temat e mëposhtme:

  • Prof.Dr. Dhimitraq SKENDERI – “Modelimi i procesit stërvitor me anë të ushtrimeve koordinative dhe propriocetive në Akademinë e Futbollit të Klubit Sportiv “TIRANA”
  • Dr. Bashkim DELIA – “Impakti i futbollit rekreativ në zbulimin e talenteve në futboll”
  • Msc. Arben BICI, Msc. Astrit HAFIZI – “Matja dhe analiza e distancave të përshkruara nga futbollistët e moshave 14-18 vjeç në një ndeshje futbolli”

      

Blog Attachment