REGJISTRIMI I KANDIDATËVE FITUES (BACHELOR FULL-TIME) 2016-2017

Regjistrimi i kandidatëve fitues në ciklin e parë të studimeve BACHELOR (Viti Akademik 2016-2017) me kohë të plotë në Universitetin e Sporteve të Tiranës do të kryhet nga data 13 – 20 SHTATOR 2016.

Dokumentat që duhet të dorëzohen në Degën e Informacionit Studentor dhe Regjistrimeve,UST janë  :

  • Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore ose Dëftesës së Pjekurisë, së bashku me çertifikatën e notave, ose të një dëftese/ diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MAS;
  • Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit;
  • Deklarata, e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati;
  • Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare ose Bankave të Nivelit të Dytë, për llogari të UST-së;
  • 2 fotografi personale;
  • Deklarata (që duhet të printohet në përfundim të regjistrimit në hapësirën didaktike elektronike të UST).

Leave us a Comment